Rreth nesh

Prizren Commerce Group Sh. P. K. si ndërmarrje biznesi për import dhe distribucion është themeluar në vitin 1990, gjegjësisht më 1. 4. 1990, në Prizren. Aktivitetet afariste, në fillim janë ushtruar vetëm në territorin e Prizrenit.

Megjithatë, pas sukseseve që janë arritur në këtë regjion, ndërmarrja zgjeron aktivitetin në të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës. Prizren Commerce Group Sh.P.K, ofron gamë të gjerë asortimentesh të ndryshme të kompanive të njohura sipas standardeve Evropiane e më gjerë.

Stafi profesional i kompanisë, që vazhdimisht është në rritje e sipër, në sferat e marketingut, shitjes, logjistikës, financave, rëndësi të posaçme i kushton bashkëpunimit të mirëfilltë me të gjithë partnerët e saj afarist.

Së fundi, kompania është duke punuar në formimin e brendeve private të kompanisë që njihen si PCG Products. Disa prej produkteve me brendin tonë vetëm se janë prezent të treg.